Activities
NJOFTIM PËR HAPJEN E STUDIMEVE NË MASTERIN EKZEKUTIV NË “PLANIFIKIM DHE ZHVILLIMI EKONOMIK TERRITORIAL I ZONAVE RURALE”
Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit, hap në vitin akademik 2020- 2021, Masterin Ekzekutiv (ME) në “Planifikim dhe zhvillimi ekonomik territorial i zonave rurale”. Kjo diplomë e ciklit të tretë të studimeve (niveli i 8 kualifikimit sipas Kornizës shqiptare të kualifikimeve) i drejtohet të gjithë ekonomistëve, juristëve, ekspertëve të orgnizimit dhe planifikimit të territorit, ekspertëve të bujqësisë, aktorëve dhe vendimarrësve në nivel lokal dhe qëndror të cilët duan të thellojnë njohuritë e tyre në fushat e ekonomisë, planifikimit të territorit, zhvillimit rural, administrimit dhe zhvillimit lokal, politikave dhe vlerësimit të instrumentave, hartimit dhe vlerësimit të projekteve, teknologjive të informacionit gjeografik, etj. Ky ME është hartuar nga një grup pedagogësh nga disa universitete evropiane (në Francë, Gjermani dhe Greqi) dhe përmledh informacionet më të përditësuara rreth këtyre fushave sot në botë, por me një fokus të veçantë për Shqipërinë.
Kriteret e pranimit të kandidatëve në programet e ciklit të tretё të studimeve ME në “Planifikim dhe zhvillimi ekonomik territorial i zonave rurale” janë si më poshtë :
Kliko këtu: Njoftim për hapjen e studimeve në Masterin Ekzekutiv _FEA