Copyright 2023 - SmartAL

Activities

Soreca apel të rinjve: Votoni, një e drejtë dhe përgjegjësi që duhet ta ushtroni

 

sorecaTIRANË, 1 prill /ATSH/ Kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, u ka bërë sot një apel të gjithë të rinjve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës për të ndryshuar të ardhmen e tyre.

Duke folur pas një aktiviteti për programin e Erasmus+ në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Soreca tha se, “ju bëj thirrje ju, të rinjve të Shqipërisë që të votoni, të ushtroni të drejtën që ju keni për të hedhur votën tuaj pikërisht në ato kuti votimi. Pra merrni pjesë. Kjo është e drejta juaj, ju duhet ta përdorni atë. Për më tepër nuk është vetëm një e drejtë, është edhe një përgjegjësi, të cilën ju keni dhe duhet ta përdorni, pra mos e lini atë mënjanë, mos e hidhni këtë mundësi që ju jepet, por përdoreni atë. Dhe ashtu siç thoni ju në shqip “Ti vendos”.

 

Duke folur për programin Erasmus +, Soreca u shpreh se, “kam pasur mundësinë të shoh sesa mirë janë vënë në zbatim fondet e BE në këtë Universitet me anën e një programi tejet të rëndësishëm, që është krijuar këtu, që është quajtur Smart -Al. Një program, i cili bëhet në bashkëpunim me shtete anëtare të BE si Franca dhe Gjermania përshembull”.

“Erasmus+ është një program shumë i rëndësishëm. Ndoshta shumica prej jush e keni dëgjuar atë ose e njohin atë si një program shkëmbimi arsimor për të rinjtë, për studentët. Megjithatë Erasmus+ është shumë shumë sesa kaq. Erasmus+ është një program me të cilin përfitojnë dhe mësojnë edhe akademikët, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shkëmbim në BE. Dhe përveç kësaj, përfitohet edhe me anën e pajisjeve gjë e cila është po aq e rëndësishme”, tha ai.

“Sot kemi pasur kënaqësinë që të festonim dhe të bisedonim edhe për një gjë tjetër shumë të rëndësishme për Erasmus+. Është lançimi i fazës së dytë të Erasmus+, i cili sapo është lançuar nga BE. Dhe lajmi i mirë këtu është fakti se për vitin 2021-2027 fondet e këtij programi janë pothuajse dyfishuar tërësisht pra nga 14 miliardë euro që ka qenë më përpara buxheti tashmë është bërë 26 miliardë euro. Një fond nga cili do të përfitojnë, studentët, akademikët shqiptarë, duke shkëmbyer përvojat e tyre dhe për mësimdhënien në BE dhe anasjelltas. Me këtë dëshirojmë të themi që Europa është këtu, ne jemi këtu, për të ndihmuar studentët, akademikët shqiptarë që të gjithë së bashku, në veçanti ky grup, studentët dhe akademikët, të shtyjnë përpara për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, pra integrimin e Shqipërisë”, theksoi Soreca.

“Shqipëria ka qenë vend edhe vazhdon të mbetet për Erasmus+, pararojë në rajon, sepse Shqipëria ka qenë vendi i parë i rajonit, i cili në vitin 1992 u bë pjesë e programit Erasmus, ose i atij që ishte programi pararendës i Erasmusit. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe 8 mijë studentë dhe akademikë shqiptarë kanë shkuar në BE, në institucionet e arsimit të lartë të BE. Dhe ndërkohë 5 mijë studentë dhe akademikë të BE, pra qytetarë të BE, kanë ardhur në Shqipëri për të përfituar nga institucionet e arsimit të lartë shqiptar. Ky është edhe vizioni ynë, kjo pikë e cila na bashkon të gjithëve. Ne në BE, por edhe ju, dhe ne të gjithëve pra na bën së bashku, kjo është arsimi”, u shpreh ambasadori Soreca. /a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

 

Search

ERASMUS DAYS 2021 at UET

02The SMARTAL project was promoted in the Projects' Fair, organized at the European University of Tirana. On Erasmus Days 2021, several promotional materials of the project were made available to the participants.

SmartAL Workshop on “Internationalisation of higher education: a European passport to the Albanian j

244622835 4928814410481881 2548289973001648016 nOn the occasion of the Final Steering Committee of the SmartAL project, the International Center for Advanced Mediterranean Agronomic Studies-Mediterranean Agronomic Institute of Montpellier (CIHEAM-IAMM), Coordinator, in collaboration with the Agricultural University of Tirana

SmartAL Project Case studies dissemination conference

244636432 4929221010441221 2164780656824745478 n

Moderators: Dr Elena Kokthi, UBT / Ms Elysa Gache, Université Paul Valéry Montpellier

"Cooperation and rural development: what prospect for Albanian rural areas? Case study of Gjirokastra and Puka districts”, Elda Muco, PhD student;

SmartAL Final Steering Committee

244371314 4925186070844715 4169146262508831459 n

The Final Steering Committee of the SmartAL Erasmus+ project took place at the Agricultural University of Tirana, gathering the partners of the Consortium:

The International Center for Advanced Mediterranean Agronomic Studies-Mediterranean Agronomic Institute of Montpellier as Coordinator,

Work Fair organized by the UET

work fair

The SmartAL master was introduced at the Work fair organized by the UET, the main purpose of the project being to address the new labor market needs identified by the new and emerging public policies in Albania. This event promotes new opportunities for students and young people in Albania.

 

f t g m

Quality Plan

t10

Two level of quality assurance will be used throughout the entire project duration:

-  Quality assurance of the whole project: the aim is to assure the compliance of the project processes and results with the standards agreed among the Partners (identified indicators of progress), and to implement a continuous quality monitoring. 

-  Quality assurance of the 9 Modules: the Albanian HEI-s have to follow an well-defined procedure for the quality assurance. HEI-s should build up internal quality bodies and respect the quality procedures foreseen by the existing Public Standard. A better quality assurance framework reflecting the Albanian public standards requests, and integrating best Albanian and EU practices will be set up.

Dissemination and exploitation

t20

The dissemination and exploitation strategy enables SmartAL project to optimize its outcomes and impacts (including both theory and methodological processes and educational teaching/material). Dissemination will be an integral part of each activity of the project.
This WP activity supports the following objectives :
- Provide information about the achievement of the project.
- Increase the impact of the project.
- Maintain and create contacts with stakeholders of the project.
- Generate new partnership.
- Create a platform to ensure sustainable dissemination of the project outcomes.
This will be achieved through the creation of a website, Open House Days, Two conferences, several ongoing promotional campaings on our social media pages, creation of an Alumnii Assosciation

Management

Untitled 2

The main objective of WP8 is to ensure the overall administrative and financial management of the project as well as the coordination and stimulation of all WP. WP8 is an overarching WP designed to support all the activities of the project. In particular by ensuring the smooth exchange of administrative and financial information and data, WP8 will guaranty that the resources are made available on time to each WP leader for them to implement their tasks as foreseen.